Mobi Casa

Kadriu: Vetëm platforma zgjedhore e AAK-së mund ta nxjerr nga kriza Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Gjilan, njëherit nënkryetar i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, mbrëmjen e së martës vizitoi familjen Nuredini me banim në lagjen Arbëria.

Kryetari Kadriu, zgjodhi që të dëgjojë nga afër kërkesat dhe hallet e qytetarëve të Gjilanit, duke zgjedhur kështu që këtë mbrëmje të ishte mysafirë i familjes Nuredini, me kryefamiljarin e së cilës bashkëbiseduan për hallet me të cilat ballafaqohet kjo familje, halle këto me të cilat ballafaqohet pothuajse çdo familje tjetër e kësaj lagjeje.

Njëherit, Kadriu prezantoi para të pranishmëve platformën zgjedhore të AAK-së, si të vetmen zgjidhje për daljen nga kriza që e ka kapluar vendin tonë.
“Platforma zgjedhore e AAK-së është realizuar deri në detaj me të vetmin qëllim dhe dëshirë, për nxjerrjen e vendit tonë nga kriza e kapluar tash e disa vjetë. Nga kjo krizë mund të dalim vetëm të bashkuar në ide dhe qëllim, me në krye Ramush Haradinaj”, ka thënë kryetari Kadriu.

ARKATANA

Në të njëjtën kohë, ai ka kërkuar mbështetje nga qytetarët e kësaj lagje për kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen më 11 qershor, duke i lutur që të mendojnë mirë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Kryetari Kadriu në këtë vizitë u shoqërua nga dy drejtorët e qeverisjes komunale nga AAK në Gjilan, drejtorin e Administratës Nazim Gagica, drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Agim Zuzaku si dhe kryetarin e Aleancës së të Rinjve në Gjilan Arlind Vokshi thuhet në njoftimin e AAK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.