RCCOLA

Kadriu vendos: Ofertat e PDK-së e LDK-së nuk përputhen me interesat e AAK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka folur për ofertat dhe bisedimet që ai ka pasur me PDK-në dhe LDK-në, për të cilat ka thënë se nuk janë në përputhje me interesat dhe parimet e Aleancës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Gjilan, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Degës të mbajtur gjatë ditës së sotme, ka marrë vendim që të qëndrojë neutrale sa i përket koalicionit me dy partitë që garojnë në balotazh, për kryetar të komunës, raporton rajonipress.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka folur për ofertat dhe bisedimet që ai ka pasur me PDK-në dhe LDK-në, për të cilat ka thënë se nuk janë në përputhje me interesat dhe parimet e Aleancës.

Uji Dea

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, i cili ka kërkuar nga struktura unitet dhe angazhim për ruajtjen e subjektivitetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, ndërsa pos nënkryetarit Isufi në takim mori pjesë edhe deputeti i parlamentit të Kosovës Nijazi Idrizi.

Në këtë takim u theksua se është e drejtë e qytetarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të votojnë sipas vullnetit të tyre thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/