Hidromorava

Kadriu tregohet zemërgjerë edhe me KF “Gjilani”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në takimin e Rexhep Kadriut me tifozët e klubit të futbollit “Gjilani”, është premtuar ndihmë, ndërsa Kadriu ka thënë se ndihmë do të ofrohet për të gjithë sportin në Gjilan pa dallime.

Kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit dhe kandidat i kësaj partie për kryetar të komunës, mbrëmjen e së enjtes është takuar me tifozët e klubit futbollistik “Gjilani”, Skifterat.

Meqenëse ky ekip po ballafaqohet me një gjendje jo të mirë materiale, Kadriu ka zgjedhur të takohet me ta për të gjetur bashkë alternativa për t`i ndihmuar Skifterat.

“K.F “Gjilani” dhe K.F “Drita”, edhe pse rivale, janë dy ekipe që na identifikojnë neve si qytet sa i përket fushës së sportit dhe tifozërisë. Unë e di që ju gjendeni në një gjendje të vështirë materiale, por nuk guxoni të ndaleni. Duhet të vazhdoni rrugën dhe qëllimet e juaja, sepse bashkë do të gjejmë mundësi për përmirësimin e kësaj gjendje aktuale. Prandaj, edhe kam ardhur sot këtu, që të bashkëbisedojmë, t`i ndajë me ju shqetësimet”, ka thënë Kadriu.

FIDANISHTJA

Kryetari i tifozëve të K.F “Gjilani”, Skender Shahini, ka falënderuar Kadriu për takimin, ndërsa ka thënë se ndihen të lënë anash. “Pavarësisht faktit që nuk kemi marrë ndihmë nga komuna, ne nuk jemi dorëzuar asnjëherë. Shpresojmë se në të ardhmen, do të ketë kushte dhe mundësi më të mira edhe për ne, sepse çdo kryetar i komunës duhet të ketë përgjegjësi ndaj shoqërisë tonë, pa bërë dallime”, ka thënë Shahini.

Ndërkaq , Kadriu, i cili ka premtuar ndihmë për Skifterat, ka thënë se ai vet është adhurues i futbollit dhe sportit në përgjithësi. Prandaj sipas tij, sporti duhet të ec përpara.

“Nuk ka pengesë as fuqi që më ndalë në dhënien e ndihmës për sportin pa dallime. Sporti ka peshë dhe rëndësi të madhe për njerëzit, prandaj unë do të punojë që të sjellë ndryshime thelbësore në këtë drejtim”, ka thënë në fund Kadriu.

Në takimin e Kadriut me tifozët e klubit të futbollit “Gjilani”, është premtuar ndihmë, ndërsa Kadriu ka thënë se ndihmë do të ofrohet për të gjithë sportin në Gjilan pa dallime./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.