UBT

Kadriu takon banorët e Velekincës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Banorët e Velekincës mbetën të habitur nga prezenca e kryetarit të AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu në këtë lagje, mbrëmjen e së shtunës.

Kadriu ditë më parë vizitoi Velekincën ku foli për investimet që duhet dhe mund të bëhen në këtë lagje në të ardhmen, ndërsa banorët e çmuan pa masë takimin që ai pati sot me vet ata, të cilët e pritën akoma më në numër se sa herën e parë.

Nuk ka dyshim që Kadriu është adresa e vetme e qytetarit të Gjilanit, u deklaruan ata.

Kadriu i shoqëruar nga nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror si dhe kandidatët për këshilltarë komunal Mevlyde Zejnullahu, Sahit Zuzaku, Ahmet Daku dhe Fadil Ramadani qëndruan në ambientet shkollës fillore “Mulla Idriz Gjilani”, ku bashkë diskutuan për prioritet e vëna nga banorët në këtë lagje.

Kadriu tha se e gjithë puna dhe mundi që Aleanca ka bërë këta gjashtë muaj, po shpërblehet dhe kjo dëshmohet me prezencën tuaj këtu sot, shtoi më tej ai.“Ju si banorë mund të keni prioritete të shumta dhe të ndryshme, mirëpo prioritet i imi kryesor dhe i vetëm është realizimi i të gjitha kërkesave tuaja duke ju ofruar një jetë ashtu siç e meritojnë të gjithë banorët e Gjilanit”, ka thënë Kadriu.

Uji Dea

Prandaj, ai i ka bërë thirrje banorëve të Velekincës që të mos e kursejnë angazhimin e tyre as gjatë këtyre pak ditëve sa kanë mbetur.

Ndërkaq, nënkryetari i AAK-së në nivel qendror Ahmet Isufi, u ka bërë thirrje banorëve që ta përkrahin kryetarin Rexhep Kadriu, sepse siç ka thënë ai, ky kryetar ka tejkaluar çdo parashikim duke arritur deri aty ku nuk ka arritur asnjë kryetar komunë më parë dhe asnjë kandidat për kryetar të komunës në proceset e mëparshme zgjedhore.

Banorët e lagjes së Velekincës kanë thënë se edhe lagjja e tyre sikurse shumë lagje të tjera ka nevoja të ndryshme, por janë deklaruar të kënaqur që më në fund është dikush që dëshiron t’i dëgjojë këto nevoja dhe punon për të gjetur zgjidhje për to.

Kryetari Kadriu, ka premtuar se Velekinca do të përfshihet në projektet e tij të ardhshme.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i nëndegës së AAK-së në lagjen Arbëria IV, ndërsa është organizuar nga aktivisti Besim Salihu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.