ARKATANA

Kadriu takohet me Haradinajn, në fokus tejkalimi i situatës emergjente me ujin e pijshëm në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryeministri Haradinaj është i vendosur për gjetjen e një zgjidhje që garanton furnizim të rregullt për qytetarët e Gjilanit me ujë të pijes ka shkruar Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë

ARKATANA

Sot, takova kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Diskutuam bashkë për gjetjen e modaliteteve për ta tejkaluar situatën emergjente me ujin e pijshëm, problem ky me të cilin po ballafaqohen tani e disa ditë qytetarët e Gjilanit.
Me kryeministrin Haradinaj vlerësuam se për furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për qytetarët, ekzistojnë dy alternativa; të investojmë në mbushjen e ujëmbledhësit në Përlepnicë nga lumi Krivareka, ose nga lumi Llapushnik.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, pas marrjes së mandatit, ka investuar në rindërtimin e Pendës së Përlepnicës, po ashtu në rrjetin shpërndarës si dhe impiantin e ujërave të zeza. Kryeministri Haradinaj është i vendosur për gjetjen e një zgjidhje që garanton furnizim të rregullt për qytetarët e Gjilanit me ujë të pijes ka shkruar Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.