Hidromorava

Kadriu studentëve: Ju suksese në studime, ne do të kujdesemi për kushte të mira, dhe punësim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në debatin e organizuar nga Rinia Studentore e universitetit publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, me temën “Rinia Debaton” me kandidatët për kryetar të Gjilanit nga subjektet politike, kandidati nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu tha se programi i tij qeverisës për katër vitet e ardhshme në Gjilan, prioritet i jep punësimit, dhe krijimit të kushteve të mira për të rinjët në përgjithësi dhe studentëve në veçanti.

“Në programin tonë qeverisës kemi paraparë punësimin tre mujor të treqindë (300) studentëve brenda vitit, që nënkupton punësimin e njëmijë e dyqindë (1200) studentëve në mandatin katër vjeçar. Planifikojmë ngritjen e kampeve verore për zbulimin e trashëgimisë kulturore, ku do të gjejnë vende pune studentë të lëmisë përkatëse”, tha Rexhep Kadriu.

Uji Dea

Ai shtoi se në planin qeverisës që ofron AAK-ja, është planifikuar edhe ndërtimi i kampusit universitar tek ish kampi ushtarak amerikanë “Monteith”, për të cilin kemi mbështetje edhe të kryeministrit Haradinaj. “Jemi të vendosur që të rinjëve, studentëve tu krijojmë kushte të mira për studime, në mënyrë që të kemi studentë të zot të cilët do të jenë bartësit e përgjegjësive të së ardhmes. Studentët do të përkrahen fuqishëm nga komuna gjithë ata që do të kenë suksese në shkollim. Kemi paraparë ndërtimin e dy fushave të tenisit në Gjilan, si dhe do të bëjmë biblioteka të hapura në qytet”, përfundoi Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: