RCCOLA

Kadriu shpërndanë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, mëngjesin e sotëm ka vizituar qendrën e kujdesit ditor në Gjilan “One to one”, me ç’rast ka shpërndarë 40 dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta që rehabilitohen në këtë qendër.

Kryetari Kadriu ka thënë se kjo është vetëm një ndihmesë e vogël për këta fëmijë, për festat e fundvitit, duke u dëshiruar atyre shëndet dhe një të ardhme më të mirë.

Eco Higjiena

Edhe përfaqësuesit e kësaj qendre, kanë falënderuar kryetarin Kadriu për kontributin e tij dhënë kësaj qendre, duke shtuar se kryetari Kadriu ka ndihmuar qendrën edhe më parë dhe për këtë ata janë shprehur falënderues./rajonipress/