RCCOLA

Kadriu: Sheshi të lirohet për kafiteritë dhe qytetarët!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për çfarë shërbejnë ato hapësira të mëdha katrore të mbushura me dhe? Pse nuk hiqen ato shëmtira nga aty dhe të lirohet ajo hapësirë për kafiteritë që të zgjerohen dhe sadopak ti rrisin fitimet e tyre, pasiqë dihet botërisht se këto kafiteri kanë punë vetëm në kohë vere, ndërsa tri stinët e tjera mezi që mbijetojnë ka shkruar Kushtrim Kadriu.

Postimi i plotë:

Kur është bërë projekti i sheshit të ri në Gjilan me siguri se hartuesit e tij nuk janë konsultuar fare me ndonjë njohës të biznesit të kafiterive se si do të duhej të ishte një shesh funksional.

Mobi Casa

Janë bërë disa “dekorime” të shëmtuara, të cilat pengojnë qarkullimin e qytetarëve dhe gjithashtu pengojnë kafiteritë në zhvillimin e biznesit të tyre.

Për çfarë shërbejnë ato hapësira të mëdha katrore të mbushura me dhe? Pse nuk hiqen ato shëmtira nga aty dhe të lirohet ajo hapësirë për kafiteritë që të zgjerohen dhe sadopak ti rrisin fitimet e tyre, pasiqë dihet botërisht se këto kafiteri kanë punë vetëm në kohë vere, ndërsa tri stinët e tjera mezi që mbijetojnë.

Kërkoj që urgjentisht të hiqen këto pengesa me qëllim që qytetarët të qarkullojnë lirisht dhe bizneset ta zhvillojnë të papenguar veprimtarinë e tyre.