Eko Higjiena

Kadriu: Qeveria Thaçi dhe ajo komunale e kanë zhytur Gjilanin në kolaps financiar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan thotë se Qeveria e Thaçit e ka lënë si prioritet të fundit Anamoravën. Prej 13 milion eurove të dërguara projekte nga komuna e Gjilanit , Thaçi ka realizuar vetëm 1 milion e 200 mijë euro. Ky investim është fyes për Gjilanin thotë Kadriu.

Kreu i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu e sheh me shumë rezervë vizitën e fundit të Hashim Thaçit në Gjilan i cili pos përfundimit të lumit “Mirusha” ka premtuar edhe nisjen e dy korsive në drejtimet Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan – Ferizaj.

Kadriu tha për rajonipress se Qeveria Thaçi dhe pushteti komunal e kanë zhytur Gjilanin në kolaps financiar.” Thaçi në Gjilan dhe Anamoravë s`ka investuar fare ose nuk ka ndonjë investim serioz dhe të mirëfilltë”.

UBT

Sipas Kadriut, Qeveria e Thaçit e ka lënë si prioritet të fundit Anamoravën. “Prej 13 milion eurove të dërguara projekte nga komuna e Gjilanit Thaçi ka realizuar vetëm 1 milion e 200 mijë euro. Ky investim është fyes për Gjilanin dhe qytetarët e saj” thotë Kadriu.

Kadriu tha se qytetarët e Gjilanit nuk e meritojnë këtë nënçmim qeveritar sepse janë ndër të parët që japin kontribute financiare duke paguar taksa e tatime në nivel vendi. Madje , Kadriu thotë se edhe rruga e përfolur Llovcë – Pograxhë e cila edhe pse e ka kontratën e nënshkruar vështirë se mund të realizohet. Ngjashëm po ndodhë edhe me Universitetin e Gjilanit i cili ka mbetur i fundit për tu hapur së funksionuari. Kadriu tha se hapja e Universitetit është dashur të jetë ndër prioritetet e para të Qeverisë pikërisht për shkak të studentëve të shumtë që ka Kosova Lindore.

Ndërkaq rreth premtimit të Thaçit që bëri së fundit për nisjen e dy korsive, Kadriu thotë se ky premtim më shumë është fushatë ditore sepse realisht ky premtim nuk mund të realizohet me këtë koncept qeverisës.”Gjilani ka nevojë për një qeverisje ndryshe, që sjellë investime në Gjilan dhe që premtimet i bënë realitet. Gjilani ka nevojë për ndryshime dhe alternativa të reja” tha Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.