Kadriu publikon listën e këshilltarëve – flet edhe për projektet e kryera

Gjilan – Struktura e AAK-së në Gjilan, me punë dhe përkushtim kanë kthyer besimin tek qytetari, kanë treguar një model të ndershëm pune, nuk kanë dhënë premtime të kota, kanë treguar se janë të gatshëm të ecin fuqishëm me qytetarin e Gjilanit dhe t`i përfundojnë ato punë që kryetari i tanishëm i komunës nuk i ka përfunduar kurrë ka thënë Rexhep Kadriu i AAK-së.
Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, të martën ka folur para medieve lokale në Gjilan, duke prezantuar kështu aktivitetin e Aleancës të bërë muajve të fundit.
“Qëllimi i konferencës sot, është që t’iu njoftojmë për aktivitetet e Aleancës gjatë periudhës 6 mujore. Sot po bëhen rreth gjashtë muaj që kur Aleanca i ka kryer detyrat e shtëpisë duke treguar një shkallë të lartë të demokracisë në zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie dhe kandidatit për kryetar të komunës, duke u respektuar kështu fuqishëm zgjedhjet e brendshme partiake”, ka thënë Kadriu raporton rajonipress.
Kadriu tha se për dallim prej partive tjera, të cilat nuk kanë treguar unitet brenda partiak, siç është rasti me PDK-në, ku zgjedhjet e brendshme kanë zgjatur nëntë muaj deri në kohën e zgjedhjes së kandidatit për kryetar të partisë dhe krejt këto zgjedhje janë injoruar nga shefi i kësaj partie, duke emëruar pavullnetshëm në krye të partisë një kryetar dhe një kandidat për kryetar të komunës, që ishte shembull i keqqeverisjes dhe keqpërdorimeve, tregon se çfarë demokracie dhe çfarë qeverisje kemi pasur deri sot.
“Ne në AAK nuk kemi probleme të kësaj natyre, që në ditën e parë të zgjedhjes së strukturës së partisë kemi filluar me identifikimin e problemeve, zgjidhjen e tyre duke qëndruar afër qytetarit dhe duke u angazhuar që të rrisim besimin e qytetarëve të Gjilanit, besim ky të cilin e kishin humbur me këtë qeverisje të Qemajl Mustafës”, ka shtuar Kadriu.
Kadriu dhe struktura e AAK-së në Gjilan, me punë dhe përkushtim kanë kthyer besimin tek qytetari, kanë treguar një model të ndershëm pune, nuk kanë dhënë premtime të kota, kanë treguar se janë të gatshëm të ecin fuqishëm me qytetarin e Gjilanit dhe t`i përfundojnë ato punë që kryetari i tanishëm i komunës nuk i ka përfunduar kurrë.
Kadriu, ka publikuar listën përfundimtare të këshilltarëve komunal të AAK-së në zgjedhjet e 3 nëntorit.
“Kjo listë përbën ekipin tim garues në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013, listë kjo e përpiluar në bazë të kritereve profesionale, regjionale, kritereve meritore duke zbatuar kështu edhe marrëveshjen e koalicionit me LDD-në. Si e tillë, kjo listë është mbështetur fuqishëm nga Këshilli Drejtues i AAK-së në Gjilan duke u përkrahur kështu edhe nga niveli Qendror”, ka thënë Kadriu.
Lista përfundimtare e AAK-së në Gjilan , për këshilltarë komunal në zgjedhjet lokale : Selami Xhemajli – Bartës i listës, Drita Maliqi – LDD, Ibish Ibishi, Mevlyde Zejnullahu, Sami Azemi, Mimoza Kadriu, Halil Shala, Enver Muji – LDD, Fadil Ramadani, Drita Ismajli, Sabri Rexhepi, Rita Berisha, Sahit Zuzaku, Labinot Hyseni, Xhylie Hajdari, Ardian Emini – LDD, Rasim Hajdari, Adelina Berisha, Enis Shurdhani, Hamid Azemi, Hajrije Agushi – LDD, Sedat Ymeri, Nexhat Ramadani – LDD, Shkumbin Mehmeti, Erduana Bilalli – LDD, Afrim Sherifi, Islam Rashiti, Mirvete Sadiku – Imeri, Arlind Ajeti, Ahmet Daku, Xhemile Hasani – LDD, Mumin Sermaxhaj, Sevdije Syla, Kenan Gurgurovci, Hanushe Ramadani, Ardian Ademi, Saranda Rashiti dhe Sokol Haziri./rajonipress/