ARKATANA

Kadriu: Preventiva nga zjarri, mision kryesor ka parandalimin e zjarreve

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Një masë tjetër të parandalimit të përhapjes së zjarreve, ne si drejtori e ndërmarrim gjatë çdo sezoni veror duke shpërndarë afishe dhe duke paralajmëruar përmes mediave për rrezikun nga zjarri si dhe për sanksionet që parasheh ligji për ata që ndezin zjarre. Përballja me zjarret përfshinë një gamë më të gjer të institucioneve, ku në kuadër të komunës Këshillat e fshatrave, Drejtoria e Bujqësisë, përkatësisht Sektori i Pylltarisë, kanë përgjegjësi, dhe në rastin e komunës tonë po japin një kontribut të çmuar. Dhe së fundi, pa Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatën, përballja me këtë fenomen do të ishte shumë e vështirë thotë Ensar Kadriu.

Ensar Kadriu drejtor në drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim ka folur në debatin e Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” rreth parandalimit të zjarrëvënieve.

Kadriu ka folur në shumë aspekte për këtë fenomen dhe për mënyrën e funksionimit të kësaj drejtorie qoftë në teren, por edhe qasjen që ajo ka ndaj fenomeneve të tilla.

Fjalimi i plotë i Ensar Kadriut:
Fatkeqësitë natyrore janë fenomen i cili për botën e shekullit XXI, paraqesin njërën nga sfidat më themelore. Kjo është për faktin se njeriu modern nuk po arrin të bëj “paqe” me natyrën dhe si rezultat, fenomeni ngrohje globale ka krijuar efektet e veta.

Në anën tjetër fatkeqësitë natyrore, gjithashtu paraqesin sfidë të vërtetë nga se përkundër të arriturave shkencore, gjasa e ndodhjes së tyre dhe intensiteti, është ende në nivelin e parashikimit, prandaj për një efektivitet të qindtë përçin me këto fenomene nuk mund të flitet.

Me gjithë atë, bota moderne përpalljes me këto fenomene i kushton një rëndësi të veçantë, si në aspektin e organizimit të njësive të profesionalizuara të cilat përballën me këto fenomene, me investime teknike dhe me ligje.

Edhe në Republikën e Kosovës, ligjvënësi, Kuvendi i Kosovës, duke e ditur rëndësinë që paraqet përballja me këto fenomene, në funksion të ruajtjes së jetës së qytetarëve, pasurisë së tyre, resurseve natyrore dhe të mirave materiale të Republikës së Kosovës, trashëgimisë kulturore, vijimësisë normale të jetës shoqërore, ka aprovuar një varg ligjesh që rregullojnë këtë fushë ku më të rëndësishmet janë Ligji për Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera, Ligji për Mbrojtje nga Zjarri.

Gjithashtu Ligji për Administrimin e Pushtetit Lokal, interferonë në këtë fushë, pasi ju jep kompetenca shtesë komunave të organizohen në përballje më këto fenomene. Në këtë kuadër komunat në Republikën e Kosovës kanë të organizuar Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si njërën nga segmentet komunale e cila organizon parandalimin dhe bën intervenime në rast të këtyre fatkeqësive.

Ne si drejtori, përpos ligjeve të përmendura, në këtë fushë operojmë edhe me disa dokumente operative të cilat i miraton kuvendi i Komunës, që janë: Plani i Vlerësimit të Rrezikut dhe Plani Operativ Emergjent.

Mobi Casa

Mbrojtja nga zjarri është njëri nga fenomenet që ne si drejtori përballemi thuajse në intervale ditore. Historikisht dihet zjarret si fenomen, kanë qenë shkatërrimtare për shumë popuj dhe qytetërime. Mos administrimi i duhur i këtij fenomeni mundë të jetë fatal, pasi gjasa e përhapjes së tij në shkallë të gjerë është e madhe.

Parandalimin e përhapjes masive të zjarreve ne si drejtori e administrojmë me një varg masash, duke përfshirë ato obligative të cilat i ka paraparë ligji, si dhe përmes strukturave të organizuara tjera efikase në këtë fushë.

E para nga këto struktura është Shërbimi i Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit. Këtë shërbim ne e kemi të organizuar dhe e administrojmë si drejtori në bashkëpunim me Agjencionin për Menaxhimin e Emergjencave. Ky shërbim është i organizuar dhe i specializuar për intervenime në incidente ku parësore ka fikjen dhe parandalimin e përhapjes së zjarreve, intervenimet teknike si incidentet ne komunikacion, dhe në shpëtimin e personave dhe pasurisë së tyre nga incidentet e ndryshme ku kërkohet qasje profesionale.

Pjesë e këtyre strukturave është edhe Preventiva nga zjarri, ku kjo strukturë mision kryesor ka parandalimin e zjarreve. Inspektorët e këtij shërbimi, ligjërisht janë të obliguar që të gjitha subjektet shtetërore dhe private t’i inspektojnë për masat për mbrojtje nga zjarri të cilat janë të obliguara me ligj.

Këtu përfshihen: detyrimi për krijimin e hapësirave të mjaftueshme për ndërhyrje të SHZSH, në objekteve të banimit kolektiv, institucione shtetërore, shkolla, qendra tregtare dhe ndërmarrje punuese etj. Gjithashtu ky shërbim inspekton pajisjet për bartje të lindave të rrezikshme, depot për ruajtjen e këtyre lëndëve, vendosjen e hidrantëve dhe aparateve fikse sipas mënyrës si e parasheh ligji etj.

Këto janë dy shërbimet operative të cilat janë të autorizuara drejtpërdrejt në parandalimin e zjarreve, mirëpo ne si drejtori, hartojmë edhe implementojmë edhe politika tjera në këtë fushë. Një nga këto është vedijesimi i popullatës për rrezikun që shkakton përhapja e zjarreve. Këtë e kemi realizuar dhe e realizojmë në vazhdimësi edhe me organizata tjera joqeveritare përmes ligjëratave dhe ushtrimeve praktike me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Një trajnim praktik i tillë është realizuar me shkollën fillore “Selami Hallaqi” kurse në shtator të këtë vit, janë bërë të gjitha përgatitjet që së bashku më OJQ “Save the Children” ta mbajmë në shkollën fillore “Abaz Ajeti” dhe në çerdhën e fëmije “Integj”.

Një masë tjetër të parandalimit të përhapjes së zjarreve, ne si drejtori e ndërmarrim gjatë çdo sezoni veror duke shpërndarë afishe dhe duke paralajmëruar përmes mediave për rrezikun nga zjarri si dhe për sanksionet që parasheh ligji për ata që ndezin zjarre.

Përballja me zjarret përfshinë një gamë më të gjer të institucioneve, ku në kuadër të komunës Këshillat e fshatrave, Drejtoria e Bujqësisë, përkatësisht Sektori i Pylltarisë, kanë përgjegjësi, dhe në rastin e komunës tonë po japin një kontribut të çmuar. Dhe së fundi, pa Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatën, përballja me këtë fenomen do të ishte shumë e vështirë. Ne me dëshirë nuk ju drejtohemi asnjëherë këtyre organeve, po ja që në situatat të ndryshme jemi të detyruar ta bëjmë ka thënë Ensar Kardiu Drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.