Uji Dea

Kadriu premton pesë çerdhe në qytet, nëse vije në pushtet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rexhep Kadriu ka thënë se me ardhjen e tij në pushtet, njëri ndër prioritetet e tij do të jetë ndërtimi i pesë çerdheve për fëmijë në qytet dhe ofrimi i të gjitha kushteve të nevojshme që fëmijët tanë kanë nevojë.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, gjatë ditës së premte ka vizituar çerdhen e fëmijëve “Ardhmëria I”.

Kadriu, i cili e ka prekur qysh kohë më parë çështjen e zhvendosjes së çerdhes në një objekt tjetër, ka vizituar këtë çerdhe për të parë nga afër kushtet ne të cilat rrinë fëmijët gjatë ditës.

“Zhvendosja e çerdhes ka qenë e qëllimshme dhe aspak e mirë, sepse kjo ka dëmtuar drejtpërdrejt fëmijët tanë. Mirëpo kjo ka ardhë nga një pushtet që e ka quar vetëm drejt humnerës qytetin tonë, duke tentuar madje ta privatizojë edhe çerdhen e fëmijëve tek “Integji””, ka thënë Kadriu.

GRANDEMALL

Ai ka shtuar se me ardhjen e tij në pushtet, njëri ndër prioritetet e tij do të jetë ndërtimi i pesë çerdheve për fëmijë në qytet dhe ofrimi i të gjitha kushteve të nevojshme që fëmijët tanë kanë nevojë.

Edhe drejtoresha e çerdhes “Ardhmëria I”, Fetije Memeti, e cila ka pritur Kadriun dhe delegacionin e AAK-së, është shprehu e indinjuar me problemin e objektit dhe vështirësitë që po shkaktohen nga pagesat e qirasë.

“Ne jemi zhvendosur këtu pa dashjen tonë, ndërsa kjo na ka kushtuar shumë se paguajmë një shumë prej 1800 euro qira në muaj, gjë që do të thotë shumë për ne. Na është premtuar se do të bëhet një çerdhe, mirëpo ajo që e dimë deri më tani është se ky objekt nuk është aspak i përshtatshëm dhe i sigurt për fëmijët”, ka thënë zonja Memeti.

Kadriu, në këtë takim është shoqëruar nga bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemajli dhe sekretari i përgjithshëm Nazim Gagica. Ndërsa, ka thënë se premtimet e tij do të realizohen me ardhjen e tij në pushtet dhe zgjidhja për problemin e çerdheve në komunën e Gjilanit, nuk do të ekzistojë më./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.