FITORJA

Kadriu premton përkrahje financiare për KF “Gjilani”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, gjatë ditës së hënë është takuar me klubin futbollistik “Gjilani”. Ai në stadiumin e qytetit, është pritur nga trajneri i klubit Muharrem Sahiti si dhe lojtarët, të cilët e kanë falënderuar Kadriun për vizitën.

Kadriu ka thënë se është adhurues i sportit dhe se përcjellë vazhdimisht të gjitha ndeshjet që zhvillohen në Gjilan. “Unë gjithmonë e kam ndihmuar sportin pas asnjë pretendim. E kam bërë thjeshtë sepse mendojë që është obligim ti ndihmojmë të rinjtë që merren me sport. E kam ndihmuar klubin e karates, atë të boksit, jam sponsor i klubit futbollistik në Përlepnicë etj. Për asnjë qëllim tjetër, thjeshtë sepse jam adhurues i sportit”, ka thënë Kadriu.

Mobi Casa

Ai ka premtuar se K.F “Gjilani” do ta ndihmojë edhe financiarisht, sepse është një klub i lënë pas dore. “Kur bëhet ndarja e buxhetit, bëhen planifikime edhe për sport dhe ndarja duhet të jetë proporcionale. Këtë do të duhej ta bënte një kryetar komune i mirë”, ka thënë më tej Kadriu.

Ndërkaq, trajneri i K.F “Gjilani” Muharrem Sahiti, ka falënderuar Kadriu për përkrahje, duke folur edhe për sukseset që ky klub ka arritur deri tani. Ky takim, është mundësuar nga Nderim Isufi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.