Kadriu premton ndihmë për ta përfunduar tyrben në Gjilan

Gjilan – Rexhep Kadriu, ka premtuar ndihmë materiale për përfundimin e punëve të mbetura, ndërsa ka thënë se si institucion fetar dhe kulturor, gjithmonë mund të llogarisin në ndihmën e Aleancës.
Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu i shoqëruar nga nënkryetari i Degës Fadil Gashi, sekretari organizativ Hamid Azemi, si dhe anëtarët e kryesisë së Degës Basri Zejnullahu dhe Rashit Ymeri, të marten kanë vizituar tyrben, e cila gjendet në Gjilan.
Qëllimi i kësaj vizite, ka qenë për të parë gjendjen e arritur dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion fetar.
Kadriu dhe delegacioni nga AAK janë pritur nga Sheh Muhameti, i cili i ka njoftuar ata mbi finalizimin e punimeve të tyrbes, e cila është rindërtuar për shkak se ishte djegur.
Rexhep Kadriu, ka premtuar ndihmë materiale për përfundimin e punëve të mbetura, ndërsa ka thënë se si institucion fetar dhe kulturor, gjithmonë mund të llogarisin në ndihmën e Aleancës. /rajonipress/