UBT

Kadriu premton kushte të mira për secilin biznes

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Rexhep Kadriu, ka thënë se me ardhjen e tij në krye të qeverisjes së Gjilanit, qasja ndaj bizneseve lokale do të jetë krejtësisht ndryshe, duke nisur prej favorizimit të bizneseve lokale e jo dhënia e hapësirës për bizneset të cilat nuk i derdhin të ardhurat në qytetin e Gjilanit.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, mbrëmë është takuar me komunitetin biznesor në Gjilan, të cilët kanë shprehur përkrahjen e tyre drejt kandidaturës së Kadriut për kryetar të komunës.

Më shumë se 300 përfaqësues të bizneseve lokale, të mërkuren mbrëma janë mbledhur në ambientet e “Vali Ranch”, për të diskutuar për frymën biznesore që po mbizotëron në komunën tonë dhe për hapësirën që biznesit do ti jepet në të ardhmen.

Kryetari Kadriu, ka thënë se me ardhjen e tij në krye të qeverisjes së Gjilanit, qasja ndaj bizneseve lokale do të jetë krejtësisht ndryshe, duke nisur prej favorizimit të bizneseve lokale e jo dhënia e hapësirës për bizneset të cilat nuk i derdhin të ardhurat në qytetin e Gjilanit.

Ai ka premtuar se do të ofrohen kushte të mira për secilin biznes, lehtësime më të mëdha në çështjet administrative dhe mundësi më të mira për qasje në tregje.

GRANDEMALL

Lidhur me këtë, ka folur edhe kryesuesi i komisionit për zhvillim ekonomik në kuadër të partisë Agim Zuzaku, i cili ka thënë se Aleanca ofron një program të përshtatshëm për funksionim të lirë të bizneseve.

Ndërsa përfaqësuesit e bizneseve kanë premtuar përkrahje për kryetarin Kadriu duke thënë se besojnë në ndryshimin e klimës biznesore në Gjilan pas 3 nëntorit.

Para përfaqësuesve biznesor ka folur edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili i ka falënderuar të pranishmit për përkrahjen dhe mbështetjen.

“Puna në afarizëm dhe ekonomi, politika kryesisht është shumë fjalë dhe dikur pak punë, ndërsa Rexhep Kadriu e ka sjellë në politikë një fenomen të një njeriu që vepron. Ne vuajmë nga mungesa e parametrave menaxheriale në politike dhe në rast se dikush dështon, ndodhë si mungesë e zbatimit. Sekreti im në qeverisje ka qenë marrja me zbatim direkt. Ekonomia është luftë, është përgjegjësi, por ajo që dihet është se ju jeni krijues të vlerës materiale nga e cila varet çdo vlerë tjetër”, ka thënë kryetari Haradinaj thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.