Kadriu: Po rritet mbështetja për AAK, një mbështetje e fuqishme edhe nga Gryka e Karadakut
Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan thotë se është i kënaqur me aderimet e fundit të cilat e bëjnë edhe më të fuqishme AAK në rrugën e saj për të marrë qeverisjen e ardhshme në Gjilan.
“Gryka e Karadakut na ka dhënë një mbështetje të fuqishme dhe kjo dëshmon se AAK dega në Gjilan po tregon vlerat e saja për të quar përpara qeverisjen komunale, por tani nën drejtimin e AAK-së” thotë Rexhep Kadriu.
Kadriu tha se pothuajse çdo ditë ka aderime të reja në AAK. “Sot patëm mbështetjen e fuqishme nga Gryka e Karadakut. Për çdo ditë po rritet mbështetja për AAK-në derisa qytetarët po e kërkojnë ndryshimin. E ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë ndryshim së bashku me gjithë këta qytetar e përkrahës të sinqertë” tha Kadriu./rajonipress/


