Fundamenti

Kadriu: Për qeverinë Haradinaj, Kosova ishte një dhe e pa ndarë politikisht

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kosova, pas gati njëzet vitesh, për herë të parë ndan buxhetin në mënyrë të barabartë për komunat. Investimet që kanë ndodh përgjatë dy vjet qeverisje, nëpër të gjitha komunat pavarësisht se kush ka qeverisë me to, kanë adresë dhe kanë njerëz meritorë. Qytetarët tanë kanë qenë të kujdesshëm në raport me detyrimet ndaj shtetit edhe para shtatorit të vitit 2017, mirëpo taksat e tyre nuk janë përkthyer në investime për të mirën publike. Kjo nuk ka vazhduar kësisoj pas shtatorit të 2017-së, ka qenë krejt e kundërta e së kaluarës ka thënë Rexhep Kadriu.

FIDANISHTJA

Kryeministri Haradinaj, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, dhe disa të tjerë që jemi pjesë e pushtetit lokal nga regjione të ndryshme të Kosovës, kemi arritë ta kuptojmë saktë përgjegjësinë që kemi para qytetarëve tanë, pavarësisht bindjeve politike, regjioneve, komuniteteve, etj. Ishim dhe vazhdojmë të jemi pran qytetarit, për të mirën e përgjithshme dhe në përputhje me detyrat që i kemi vënë vetes përpara. Kosova ka ndryshua, nuk është më ajo e para dy viteve. Në peshore, dy vjeçari e mundë të kaluarën, anipse është gati dy dekada qeverisje. Kemi punuar, vazhdojmë të punojmë, dhe vlerësojmë se ka ende shumë punë për tu bërë. Shih Prishtinën, Anamoravën, Dukagjinin e Drenicën, Llapin e Ferizajin, shih krejt Kosovën, është më moderne, më lehtë e qarkullueshme dhe më e gatshme se kurrë për investime të huaja. Infrastruktura moderne, cilësore dhe me standarde evropiane, është faktor që ka me ndikua në ardhjen e investitorëve të huaj. Qytetarët meritojnë qeverisje që shikohet në sy me problemet ka shkruar Rexhep Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.