Kadriu: Për katër vite AAK ishte promotor i zhvillimeve, AAK e ka ngritur votën për 100%
Gjilan – AAK në nivelin lokal është shembull i qeverisjes sepse për këto 4 vite është treguar e përkushtuar për punë dhe në shërbim të qytetarëve duke dhënë shembull në ruajtjen e parasë publike dhe pa asnjë afër korruptive thotë Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së dhe kandidat për kryetar të Gjilanit.
Kadriu tha se do të udhëheqim me Gjilanin edhe për katër vitet e ardhme sepse Gjilanasit nuk meritojnë që tre pretendentët për kryetar që janë kundër kandidatët e mi në këtë garë të vijnë nga Prishtina në Gjilan vetëm për vikend. “Gjilani ka nevojë për kryetar i cili jeton në Gjilan. AAK hyn në këtë garë për fitore sepse ka listën e kandidatëve për këshilltar komunal me kredibilitet dhe listën me ekspert të gjitha fushave, por edhe për nga mosha e mesatarja është 39 vite”.
Kadriu tha se AAK për 4 vjet ka qen motor i zhvillimeve të projekteve në komunë dhe kjo na bënë që besueshmëria e qytetarëve të jetë në ngritje dhe kjo u dëshmua para dy muajve kur AAK votën e ngriti për 100% tha Kadriu./rajonipress/


