Hidromorava

Kadriu: Nuk janë zhvilluar asnjëherë negociata me PDK rreth koalicioneve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sa i përket çështjes së koalicioneve, Rexhep Kadriu ka hedhur poshtë të gjitha deklaratat e dhëna deri më tani nga Qemajl Mustafa për koalicion me AAK-në, duke thënë se deri më sot, asnjëherë nuk janë zhvilluar bisedime me askënd në këtë drejtim.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, të mërkurën ka mbajtur konferencë për media, ku ka falënderuar të gjithë qytetarët e Gjilanit për votën dhe besimin që ata i kanë dhënë Aleancës në këto zgjedhje.

“Edhe pse pritjet tona kanë qenë më të mëdha, unë i falënderojë të gjithë ata qytetarë që kanë përkrahur dhe mbështetur Aleancën në Gjilan. Unë gjatë gjithë këtyre muajve, kam punuar me vullnetin dhe angazhimin më të madh vetëm e vetëm për t`i ndihmuar qytetarët e Gjilanit. Këtë e kam bërë me buxhetin tim familjar pa ndihmën e askujt tjetër, prandaj ua bëjë hallall krejt mundin dhe premtojë se edhe në të ardhmen do të punojë për t`i dalë në ndihmë qytetarëve”, ka thënë Kadriu.

Hidromorava

Sa i përket çështjes së koalicioneve, Kadriu ka hedhur poshtë të gjitha deklaratat e dhëna deri më tani nga Qemajl Mustafa për koalicion me AAK-në, duke thënë se deri më sot, asnjëherë nuk janë zhvilluar bisedime me askënd në këtë drejtim.

“Të gjitha deklaratat për koalicion me AAK-në janë gënjeshtra. Për koalicion, vendosim unë dhe struktura e AAK-së, prandaj ne së shpejti pritet të kemi një takim me kryesinë ku do të shqyrtohen të gjitha çështjet dhe do të merret vendim që do të përkojë padyshim edhe me interesin e qytetarëve, i cili është primar për ne”, ka shtuar më tej Kadriu.

Kadriu, ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për kulturën e dëshmuar gjatë ditës së votimit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.