ARKATANA

Kadriu: Nëse fiton AAK -ja do të ketë ulje të taksave dhe tatimit në pronë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rexhep Kadriu i nominuar për kryetar të AAK-së dega në Gjilan thotë për rajonipress se nëse fiton besimin e qytetarëve të Gjilanit ky subjekt politik atëherë në programin e saj qeverisës do të ketë prioritet uljen e taksave komunale dhe atë të tatimit në pronë.

Edhe dega e AAK-së në Gjilan ka shprehur brengosjen e saj rreth ngritjes së tatimit në pronë dhe taksave tjera komunale. Për dallim nga Vetëvendosje e cila të shtunën doli hapur edhe me protesta në rrugë kundër ngritjes së çmimit të tatimit në pronë, drejtues të AAK-së në Gjilan thonë se ata e shohin më të dobishme që vërejtjet dhe sugjerimet rreth taksave e tatimit në pronë t`i artikulojnë në Asamble dhe komisione përkatëse.

Rexhep Kadriu i nominuar për kryetar të degës së AAK-së në Gjilan i cili do ta zëvendësojë Ahmet Isufin tha për rajonipress se në të gjitha takimet që ka pasur me elektoratin dhe me grupet tjera të interesit ka marrë vërejtje për ngritjen e madhe të tatimit në pronë.”Ndoshta reagimet e qytetarëve nëpër këto tubime janë treguesi më i mirë se diçka nuk është rregull me këtë tarifë dhe unë u kam premtuar atyre se nëse AAK-ja merr besimin e tyre prioritet do ta ketë uljen e taksave dhe uljen e tatimit në pronë” tha Kadriu.

Eco Higjiena

Kadriu tha se nëse AAK-ja në zgjedhjet e ardhshme e fiton besimin e elektoratit gjilanas atëherë në programin e saj qeverisës e ka paraparë pikërisht tatimin në pronë dhe taksat komunale. “Këto ulje ne parashohim t`i bëjmë me uljen e bazës vlerësuese për pasurinë e cila duhet të jetë reale. AAK dhe unë personalisht parashohim lehtësira edhe për kategoritë sociale dhe familjet e dëshmorëve si dhe zero taksa komunale për bizneset” tha Kadriu.

I nominuari për kryetar të AAK-së thotë se jo vetëm pushteti qendror, por edhe ai lokal bizneset i kanë ngulfatur qysh në start. “Çdo qeveri bënë kontrata dhe marrëveshje me bizneset dhe i përkrah ato për të përballuar kostot e investimeve, kurse këtu tek ne ndodhë e kundërta. Bizneseve u merren taksa të dyfishta dhe i shfrytëzojnë ato vetëm për fushata elektorale. Kjo gjendje e mbrapshtë ka ndikuar që Kosova dhe në veçanti rajoni i Gjilanit t`i humb investitorët serioz’ tha Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: