UBT

Kadriu: Në Gjilan, 90 për qind më pak raste të zjarrit se sa viti paraprak

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në konferencën për media të mbajtur sot nga drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Gjilanit, Ensar Kadriu, u tha se sa i përket përgjegjësisë dhe fushëveprimtarisë së kësaj Drejtorie, periudha e kaluar e këtij viti karakterizohet me një gjendje të qetë në përgjithësi dhe gjendje të menagjueshme dhe normale edhe pas intervenimeve eventuale.

“Periudha e kaluar e vitit 2016 deri më tani karakterizohet me një gjendje të qetë dhe të menagjueshme. Si Drejtori, jemi fokusuar fuqishëm në parandalim dhe përballje me situatat e ndryshme, qoftë gjatë reshjeve por edhe gjatë temperaturave të larta kur ekziston mundësia më e madhe e zjarreve. Fat i madh për Gjilanin është që ky vit ka raste për 90 për qind më pak se viti i kaluar sa i përket rasteve të zjarreve. Ka rënie drastike të zjarreve dhe për këtë meritor është mbështetja e fuqishme e kryetarit të Komunës Lutfi Haziri, në fushatën sensibilizuese dhe vetëdijesuese për qytetarët, pastaj bashkëpunimi shumë i mirë me Policinë e Kosovës, me KRU “Hidromorava”, me Drejtorinë e Bujqësisë, e mbi të gjitha bashkëpunimi shumë i mirë me fermerët dhe qytetarët në përgjithësi”, ka thënë drejtori Ensar Kadriu.

Gjithashtu, drejtori Kadriu ka bërë të ditur se gjatë muajit qershor është realizuar ushtrimi fushor “Reagimi i Përbashkët”, për të menagjuar migrimin e qytetarëve nga shtetet e lindjes.

ARKATANA

“Jemi duke punuar vazhdimisht edhe në ngritjen e kapaciteteve të preventivës për përballjen e pasojave nga zjarret, ku do të bëhet njoftimi i nxënësve dhe arsimtarëve në përgjithësi duke targetuar grupet e ndryshme të nxënësve dhe fëmijëve nëpër Institucionet Parashkollore”, ka thënë Kadriu.

Për fund, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim i Gjilanit ka bërë të ditur edhe identifikimin e rasteve të objekteve që janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve, duke potencuar se ato janë vlerësuar nga ekspertët e Drejtorisë, dhe në të ardhmen ato ose duhet të rindërtohen ose të rrënohen, në mënyrë që qytetarët e Gjilanit të mos jenë të rrezikuar nga këto objekte të vjetruara, sikur që është fjala për disa shtëpi të vjetruara dhe shumë afër rrëzimit të tyre, por edhe për disa mure mbrojtëse, që kërkojnë intervenim të shpejtë.

Në të njëjtën kohë, ai para gazetarëve ka dhënë informacionin edhe lidhur me shërbimet e kryera dhe detajet e statistikave të shërbimeve brenda kësaj drejtorie, që në përgjithësi janë shumëfish më të mira se periudha e njëjtë e vitit paraprak./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.