UBT

Kadriu: Modeli i qeverisjes lokale LDK-AAK do ta pushtoj tërë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së dhe nënkryetar i Komunë së Gjilanit thotë se modeli i qeverisjes së mirë në Gjilan do ta pushtojë tërë Kosovën. AAK në Gjilan po rritet çdo ditë, Lutfi Haziri dhe LDK-ja po fuqizohet kurse PDK-ja po përjeton krizë dhe realisht adresë e vetme për qytetarët gjilanas mbetet koalicioni LDK-AAK mendon Kadriu.

Rexhep Kadriu është trimëruar nga punët e mira që po bënë në qeverisjen lokale së bashku me partnerin e tij LDK që udhëhiqet nga Lutfi Haziri. Kadriu vlerëson se qeverisja e mirë në këtë qytet do të shërbejë edhe për nivelin qendror raporton rajonipress.

“Modeli i koalicionit LDK-AAK dhe qeverisja e mirë nga ky partneritet do të jetë edhe model për tërë Kosovën në zgjedhjet e ardhshme. Mendojë se ky model do ta pushtojë tërë Kosovën sepse AAK po rritet çdo ditë bashkë me LDK, derisa PDK po përjeton krizë nëpër degët e saja” vlerëson Kadriu.

Mobi Casa

Kadriu thotë se këtë fakt e bazon në bashkëpunimin e mirë në nivel lokal ndërmjet LDK-së e AAK-së dhe vizionit të saj për të udhëhequr e qeverisur Gjilanin drejtë e mirë.”Zhvillimet e fundit që do të ndodhin në Gjilan do të sjellin rritjen e AAK-së, derisa në PDK pritet të ndodhin plasaritje. Unë pres shumë shpejt që disa nëndegë të PDK-së të kalojnë në AAK dhe realisht adresë e vetme në Gjilan mbetet koalicioni LDK-AAK”.

Kadriu tha se qytetarët e Gjilanit do t`i besojnë dhe do ta mbështesin këtë partneritet sepse kemi dëshmuar se Gjilani udhëhiqet nga njerëz me duar të pastra, me një vizion evropian për ta zhvilluar dhe avancuar jetën e qytetarëve gjilanas.”Modeli i koalicionit LDK-AAK i ka rrënjët në modelin e qeverisjes 100 ditësh të Ramush Haradinajt” tha Kadriu./rajonipress/