Kadriu: Me Ramushin kryeministër, Kosova është më e sigurt dhe më prosperuese
Gjilan – Gjilanasit me zemër e priten Ramush Haradinajn, njeriun e sfidave dhe të përpjekjeve për më shumë liri, për më shumë mirëqenie, për më shumë Kosovë. Gjilanasit njëzëri me Ramush Haradinajn, që të bëhemi bashkë i madh e i vogël, që të punojmë pa hile për Kosovën ka thënë Rexhep Kadriu.
Kadriu ka thënë se roli i AAK-së dhe në veçanti iu Ramush Haradinajt për këto 17 vite ka qenë jashtëzakonisht i madh, i dobishëm për vendin. “Kosova as që paramendohet pa Ramushin dhe pa angazhimin e tij. Gjithmonë ishte aty ku e kërkonte nevoja e momenti. Andaj Gjilani dhe Kosova i thonë një Falënderim të madh zotit Haradinaj.
Kadriu ka thënë se edhe AAK-ja në Gjilan ka luajtur një rol pozitiv dhe konstruktiv duke treguar e dëshmuar se vërtet kemi njerëz të zot e të aftë për të qeverisur vendin. “Me Ramushin kryeministër Kosova është më e sigurt dhe më prosperuese” ka thënë Kadriu./rajonipress/

