Fundamenti

Kadriu mbjell fidane në Ditën e Tokës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në ditën ndërkombëtare të Tokës, nxënësit e gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan , kanë mbjell qindra fidane në oborrin e shkollës. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili ka mbjell fidanin e parë.

Kadriu tha se ky aksion i nxënësve është për t’u përshëndetur dhe Komuna e Gjilanit do t’i përkrah me gjithë kapacitetin.

KKGJILAN

“E përshëndes këtë aktivitet të mrekullueshëm në Ditën e Tokës të nxënësve të gjimnazit për përmirësimin e jetës dhe ambientit tonë dhe e falënderoj profesoreshën Tevide Ahmeti që ka bërë këtë organizim. Së bashku me kryetarin Haziri do të përkrahim çdo aktivitet që është në të mirë të qytetarëve”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Nxënësit e këtyre klasëve thanë se me këto aktivitete, shpresojnë që të jenë shembull për shkollat tona dhe për gjeneratat e ardhshme./rajonipress/