Kadriu: Lutfi Haziri i barti investimet kah shtëpia e tij

Gjilan – Duke analizuar punimet që janë bërë në mbulimin e lumit “Mirusha”, mendoj se do ishte më mirë të bëhej edhe mbulimi i ( të paktën) i një pjese të lumit Stanishorka, pjesa te “Rruga e Malishevës”, ngase aty frekuentojnë një numër i madh i banorëve ka shkruar Kushtrim Kadriu nga “Vatra”.
“Gjilanit dhe i udhëtarëve të shumtë, dhe ku bënë një kundërmim i padurueshëm. Në vend të kësaj, kryetari Haziri vendosi që projektin ta vazhdojë kah lagia e tij, gjegjësisht kah shtëpia e tij. Pra, për të më i rëndësishëm është fati i tij personal se sa fati i mijëra qytetarëve” ka thënë Kadriu./rajonipress/