Kadriu: Lutë lej rehat investitorët Austriakë

Gjilan – Problemet në “Eco – Higjiena” janë turpi më i madh i qeverisjes Haziri. Lëvizja “Vatra” shpreh shqetësimin me ndërhyrjet në punët e kompanisë që menaxhohet nga austriakët.
Në reagimin e Lëvizjes Qytetare “Vatra” thuhet se Lutfi Haziri është parë vazhdimisht duke ndërhyrë në këtë kompani duke mbajtur anën njërës palë. “Jemi të shqetësuar sepse Lutfi Haziri vazhdimisht e ka penguar progresin në këtë ndërmarrje. Vet s`ka guxim me ndërpre kontratën dhe shihet në krah të grupeve që bëjnë trazira dhe shkaktojnë tensione e presione brenda ndërmarrjes. Lutë merru me punët e mira e mos e sulmo një partneritet që ka funksionuar deri atëherë kur t`i erdhe në pushtet e me ndërhyrjet e tua e ke sjellur në gjendje të rëndë” ka thënë Kadriu.
Lëvizja “Vatra” kërkon nga zoti Haziri që mos të bëjë lajme denigruese edhe përmes portalit të tij personal. “Lutë lej rehat austriakët e mos i prishë edhe ma shumë raportet me ta” ka shkruar Kadriu./rajonipress/