GRANDEMALL

Kadriu: Luan Aliu duhet të jap dorëheqje pas skandalit që bëri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Luan Aliu është një nga deputetët me pasiv në Parlamentin Kosovës, ndërsa i njëjti është shumë aktiv në përzierjen e tij në punët e komunës, apo më mirë të themi në futjen e hundës në secilën punë të komunës. Edhe më herët e kam ngritur zërin për veprimet e tij në komunë dhe për mosveprimin e tij atje ku duhet dhe ku paguhet, në Parlamentin e Kosovës. Luan Aliu duhet të jap dorëheqje pasiqë punësoi në çerdhe gruan dhe balldëskën e tij, me një konkurs të vetëm të komunës ka shkruar Kushtrim Kadriu.

Postimi i plotë i Kushtrim Kadriut:

Kryetari praktikant, Alban Hyseni, e shkarkoi drejtoreshën e arsimit dhe mirë bëri, pasi që ajo është një nga personat më të paaftë që ndonjëherë kam takuar dhe që ka marrë përgjegjësi për të menaxhuar diçka, pas ndërhyrjeve në konkurset që organizoi drejtoria që ajo drejtonte.

Mobi Casa

Por, fajin këtu e ka edhe Luan Aliu, i cili tërë ditën sorollatet zyreve dhe korridoreve të komunës, që po del se këtë gjë po e bëjka për të rehatuar familjarët e tij nëpër pozita komunale.

Luan, jep dorëheqje e ktheju profesionit që e ke zhvilluar në “Kristal” dhe te “Nëna Naile”, se politika nuk është me maru makiato e me marrë bakshishe! Familjen dhe akraballëkun e rehatove në punë të shtetit, tash dorëhiqu e shijoji frytet e pushtetit! Misionin tuaj “politik” dhe “patriotik” e arrite./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.