UBT

Kadriu: Komuna e Gjilanit nuk ka projekte, e as studim të fizibilitetit për ujërat nëntokësor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kushtrim Kadriu thotë se komuna e Gjilanit nuk ka asnjë projekt serioz për të furnizuar qytetarët e saj me ujin e pijshëm. Është e kotë të jepen lajme të mëdha se gjoja Gjilani po përfiton donacione, kur në faktë dihet mirëfilli se Banka Botërore nuk jep donacione pa pasur studime të thella.

Kadriu thotë se gjatë debateve që kemi pasur me zyrtaret e “Hidromoravës” është pa qartë se këta nuk kanë hartuar ende ndonjë strategji të qartë për sigurimin e ujit të pijshëm për qytetin e Gjilanit. “Është për tu shqetësuar tash sa muaj jemi në një krizë të madhe dhe ekziston një Task Forcë për përballimin e kësaj gjendje dhe ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Sot është paralajmëruar një takim me ata të Bankës Botërore shpresoj të kenë bërë ndonjë studim të fizibilitetit për këtë telashe, por duke i njohur këta si janë e si punojnë këta me gjase nuk kanë fare projekt dhe janë duke bërë takime me duar në xhepa” shton Kadriu.

Eco Higjiena

Sipas Kadriut, Gjilani do të duhej gjithnjë të kishte gati strategji emergjente për furnizim me ujin e pijshëm. “Edhe nëse merret ai grant ai implementohet për 3.4 vite çka do të bëjnë qytetarët për këtë kohë nuk do përdorin ujin fare” shprehet Kushtrim Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.