UBT

Kadriu: Koalicioni AAK-PSD paraqet shpresë për popullin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka thënë se koalicioni ndërmjet AAK-së dhe PSD-së paraqet shpresë për popullin dhe Kosovës dhe për të ardhmen e saj.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se Aleanca me socialdemokratët dhe të tjerët që do t’i bashkohen rrugëtimit të aleancës, e kanë përnjëmend ta bëjnë shtet Kosovën.

Postimi i plotë:

Të bashkuar për 100% shtet

Mobi Casa

Koalicioni ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe Partisë Socialdemokrate (PSD), dhe mundësia për tu zgjeruar ky tabor, paraqet shpresë për popullin, për Kosovën dhe për të ardhmen e saj. Çdo ditë AAK po rritet, parti serioze dhe që kanë qenë pjesë e vendimeve të mëdha po i bashkohen vizionit tonë.

Aleanca me socialdemokratët, dhe të tjerët që do ti bashkohen rrugëtimit të aleancës, e kanë përnjëmend ta bëjnë shtet Kosovën.

Nuk ka asnjë dyshim, qeveria Haradinaj e rikthej shpresën tek populli. U bë e qartë se edhe Kosova paska njerëz që e duan vendin, e duan të mirën e përgjithshme, e duan sovranitetin e shtetit. Edhe Kosova paska mundësi me pasë qeveri me njerëz që shohin përtej çdo interesi personal, grupor apo partiak.

Bashkë, do ta ruajmë 17 shkurtin e 2008-së. Ky është vullneti i popullit, ky është obligimi ynë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.