UBT

Kadriu ironizon: Kryetar, lëshoje stadiumin për dasma e ahengje!

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Ç‘po ngjet me stadiumin? Alban Hyseni, gjatë fushatës së tij zgjedhore, pati deklaruar se e kishte prioritet përfundimin e stadiumit. Por, janë bërë tetë muaj qëkurse e mori detyrën e të parit të Gjilanit dhe ende nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim ka shkruar asambleisti Kushtrim Kadriu.

Kjo dëshmon se ai nuk ia ka pasur haberin punëve të komunës, por që vetëm se ia ka “dhanë kodrës” me premtime pa asnjë analizë.

Eco Higjiena

Duke parë që stadiumi ka mbetur “shkret” dhe jo funksional, i propozoj kryetarit që ta lëshojë atë për dasma e ahengje, në mënyrë që t’ia shohim sado pak hajrin ka ironizuar Kadriu./rajonipress/