United Hospital

Kadriu: I besova LDK-së dhe garova, tani pres votën e çdo gjilanasi

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Me entuziazëm, bindje dhe përgjegjësi qytetare, Rexhep Kadriu hyri në garën për deputet duke i besuar Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe vizionit të saj për një Kosovë stabile e zhvillimore. Sot, në mbyllje të fushatës, ai u drejtohet të gjithë gjilanasve që duan ndryshim real dhe përfaqësim dinjitoz, duke kërkuar mbështetjen për numrin 52.

Kadriu thekson se vendimi për të garuar nuk ishte i rastësishëm, por i ndërtuar mbi besimin e thellë në LDK dhe në filozofinë politike të Ibrahim Rugovës, si parti e stabilitetit, unitetit dhe orientimit evropian. “I besova LDK-së dhe hyra në këtë garë me bindjen se Gjilani dhe Kosova meritojnë më shumë më shumë punë, më shumë përgjegjësi dhe më shumë rezultate konkrete”, ka deklaruar ai.

Në mesazhin e tij përmbyllës, Rexhep Kadriu ka falënderuar çdo qytetar, çdo gjilanas zemërmirë dhe çdo aktivist shpirtbardhë që e kanë përkrahur gjatë kësaj fushate, duke e mbështetur konceptin e tij për një Gjilan evropian, funksional dhe të zhvilluar.

United Hospital

“I falënderoj nga zemra të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët. LDK-ja e Ibrahim Rugovës po rikthehet fuqishëm në skenën politike si parti e stabilitetit dhe e unitetit politik. Gjilanit i kam premtuar punë dhe angazhim të pandalshëm dhe nuk do të pushoj asnjë minutë deri në realizimin e projekteve madhore që i kemi nisur dhe që kanë mbetur përgjysmë. Mjaft kemi humbur, mjaft jemi dëmtuar, ka ardhur koha që LDK-ja dhe unë, përkrah saj, ta zhvillojmë Gjilanin në të gjitha drejtimet”, ka theksuar Kadriu.

Me këtë mesazh, Rexhep Kadriu e përmbyll fushatën me thirrje të qartë për mobilizim qytetar, duke e parë votën si akt besimi, përgjegjësie dhe shprese për të ardhmen e Gjilanit dhe Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.