United Hospital

Kadriu i AAK-së vizitë në Klubin e boksit “Drita”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili si dhe sekretari i AAK-së Nazim Gagica, të enjten kanë vizituar klubin e boksit “Drita” në Gjilan.

Qëllimi i kësaj vizite ka pasur të bëjë me pjesëmarrjen e klubit në Kampionatin Botëror të Boksit në Kazakistan.

Elhami Bajrami, trajner i klubit e ka falënderuar delegacionin e AAK-së për vizitën, ndërsa ka thënë se e çmojnë pa masë interesimin e tyre për t’i uruar suksese boksierit Liridon Zeqiri, i cili do të na përfaqësojë në këtë kampionat.

United Hospital

Ndërkaq, Kadriu ka thënë se pjesëmarrja e klubit të boksit “Drita” dhe boksierit Liridon Zeqiri në Kampionatin Botëror të Boksit në Kazakistan, është krenari për të gjithë Gjilanin dhe Kosovën. Ai ka shtuar duke thënë se do ta presim Liridonin me medalje.

Ndryshe, Liridon Zeqiri dhe përcjellës të tjerë të klubit, janë nisur sot për në Kazakistan. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.