Kadriu i AAK-së realizon projektin e 40-të

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan dhe kandidati për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, të mërkurën ka realizuar projektin e 40-të, duke rregulluar kështu rrugën e banesës së dytë sociale në Gjilan.
Me kërkesën e vet banorëve të kësaj banese sociale, kryetari Kadriu sot ka dërguar punëtorët të cilët kanë shtruar rrugën që qon drejt kësaj banese.
Kryetari Kadriu muajin e kaluar është takuar me banorët e banesave sociale, të cilët kanë shprehur kërkesat e tyre dhe nevojat e shumta që kanë, ndërsa ky është projekti i dytë që është realizuar në ndihmë të këtyre banorëve të lënë mbas dore nga pushteti aktual.
Kryetari Kadriu ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet, qasja ndaj këtyre qytetarëve do të jetë krejtësisht e ndryshme nga ajo që e kanë pasur deri më tani, duke shtuar se do t`i ofrohen kushte për një jetë më të lehtë thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/