ARKATANA

Kadriu i AAK-së ka ndihmuar të gjitha kategoritë gjatë Ramazanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në shenjë respekti për muajin e shenjtë të Ramazanit, kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu gjatë gjithë muajit ka shpërndarë pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.

Pako me gjëra ushqimore, në shenjë simbolike, janë ndarë nëpër të gjitha nëndegët e AAK-së si në ato në qytet, poashtu edhe nëpër fshatra, për një numër të madh të banorëve, pa dallim përcaktimi politik.

Kadriu ka thënë se janë ndihmuar të gjitha ato familje që kanë pasur nevojë për ndihmë dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me faktin nëse janë ata AAK apo jo.

“Në radhë të parë ne jemi njerëz, prandaj edhe kemi konsideratë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmë, kështuqë si strukturë, jemi bashkuar për tu treguar solidarë me të gjitha ato familje në nevojë”, ka thënë Kadriu.

Mobi Casa

Ai ka thënë se tani që jemi në prag të festës së madhe të Fiter Bajramit, të bashkohemi me njëri-tjetrin dhe t`i ndajmë të mirat që i kemi, sepse o tani, o kurrë është koha për të qëndruar unik në raste të tilla.

Dega e AAK-së në Gjilan, ka rreth 60 nëndegë, ndërsa janë shpërndarë pako ushqimore nëpër të gjitha këto nëndegë, për pothuajse më shumë se 10 familje në secilën.

“Qëllimi i kësaj ndihme simbolike, është që të paktën këtë festë, ta festojmë me të njëjtat të mira ushqimore në tryezat tona dhe të tregohemi zemërgjerë me bashkëqytetarët tanë”, ka thënë në fund Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.