Mobi Casa

Kadriu hynë në qeverisje me LDK

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Rexhep Kadriu i AAK-së dhe Lutfi Haziri janë pajtuar dhe kanë arritur marrëveshje që të bashkëqeverisin me Gjilanin duke e ndarë pushtetin. Sipas marrëveshje së arritur AAK do të marrë postin e nënkryetarit të komunës dhe dy drejtori komunale atë të administratës së përgjithshme dhe të shërbimeve publike.

Rexhep Kadriu më në fund ka arritur marrëveshje me Lutfi Hazirin për të qenë pjesë e pushtetit komunal dhe për të qeverisur së bashku me LDK në katër vitet e ardhshme, raporton rajonipress.

Lutfi Haziri së bashku me Rexhep Kadriun janë dakorduar dhe i kanë ndarë detyrat qeverisëse. Sipas marrëveshjes që e bëri publike vet Lutfi Hazieir dhe Rexhep Kadriu në një takim me mediet, AAK do të marrë postin e nënkryetarit të komunës dhe dy drejtori.

Mobi Casa

Lutfi Haziri duke e sqaruar marrëveshjen e arritur me AAK tha se marrëveshja është interes i përbashkët për të qeverisur me duart e pastra .”Do të jetë një qeverisje transparente e me dyer të hapura, një qeverisje që do të bëhet për interesin e qytetarëve të komunës së Gjilanit” tha shkurt Haziri.

Haziri tha se ne sot e tutje kemi një stabilitet institucional në përkushtimin tonë të përbashkët për t`i realizuar qëllimet në shërbim të qytetarëve derisa shtoj se marrëveshje të tilla janë realizuar edhe me PSD-në edhe atë pa kushte dhe në ditën në vijim pritet formalizimi edhe i marrëveshjeve me partinë turke – KDTP, dhe Partinë e Drejtësisë – PD.

Edhe , Rexhep Kadriu, i cili tash e tutje do të jetë edhe nënkryetar i komunës, tha se kjo marrëveshje është bërë për interes të qytetarëve të komunës së Gjilanit sepse Gjilani realisht për shumë vite ka mbetur mbrapa në zhvillim. “AAK ka shprehur gatishmërinë t’i bashkëngjitet kryetarit Haziri, për të ecur bashkë, për të punuar bashkë për të mirën e qytetarëve dhe që të gjithë ato premtime të bëra nga të dyja palët të realizohen gjatë këtij mandati”./rajonipress/