UBT

Kadriu: Familjet e dëshmorëve do të kenë prioritete të veçanta

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Do të ndërtojmë banesa për familjet e dëshmorëve, do të kenë përparësi në punësim dhe në ndarjen e bursave dhe ju premtojë që asnjë familje e dëshmorëve nuk do të mbetet pa një anëtarë të punësuar. Për t`i arritur këto synime, na duhet mbështetja juaj e fuqishme, ka thënë Rexhep Kadriu.

Kryetari i AAK-së në Gjilan dhe kandidati për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, sot është takuar me familjar të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të luftës së UÇK-së.

Në këtë takim të organizuar nga kryesuesi i komisionit për ruajtjen e vlerave të UCK-së në kuadër të AAK-së Ahmet Daku, kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror si dhe komandant i ZOK-ut Ahmet Isufi, komandanti i brigadës 138 “Agim Ramadani”, komandanti i brigadës 171 “Kadri Zeka” Salih Mustafa Rrustem Berisha, nënkryetari i LDD-së Jashar Ramadani si dhe anëtarë të tjerë të strukturës, të cilët folën para familjarëve të dëshmorëve të rënë në luftën e fundit në Kosovës.

Para të pranishmëve ka folur Salih Mustafa, komandant i brigadës 171 “Kadri Zeka”, i cili ka thënë se “njerëzve që me bëmat e tyre ndërruan epokën dhe bënë histori. Historia nuk është politikë, por vazhdimësi aktive e asaj që vulosin ata që hyjnë në histori. Historia është e lavdishme, e lavdia mbi të gjitha i takon të rënëve për liri, dëshmorëve dhe heronjve kombëtar. Rruga jonë drejt kombit dhe bërjes së shtetit ishte e mundimshme, por ditëm të qëndrojmë të pa lakuar duke arritur kështu ëndrrën tonë shekullore”.

Ahmet Isufi, komandant i ZOK-ut, ka thënë se ka ardhur dita për ndryshime.

”Në këtë rrugë jemi nis që të themi se po ndërtojmë shtet. Një Shqipëri e fortë, një Kosovë më e mirë. Një Kosovë e fortë, shqiptarët për rreth shumë më mirë. Prandaj, besoni në projekte të mëdha të njerëzve që dijnë të ndërtojnë dhe zhvillojnë. Sot Kosova ka nevojë për këta njerëz që të realizojnë ëndrrën e tyre”, ka thënë Isufi.

KKGJILAN

Jashar Ramadani, vëllau i dëshmorit Agim Ramadani, ka thënë se Kosova jo vetëm se po ka nevojë të ndërtohet, por po ka nevojë edhe të mbrohet.

”Një gjë po e dojmë të gjithë, që Kosova nuk është në rregull edhe 14 vjet pas luftës. Po flas në cilësinë e gatishmërisë të të tri kategorive që janë brumi i kësaj lirie që po e gëzojmë, por që po e shohim edhe keqpërdorimin e gjithë atij fruti të luftës, po e shohë edhe frustrimin e të gjithë luftëtarëve pse luftuan, pse nuk i kemi ata, pse janë të gjymtuar dhe pse po ndodhë kjo, duke na bërë që të rreshtohemi për ti mbrojtur vlerat”, ka thënë Ramadani.

Para të pranishmëve ka folur edhe komandanti i brigadës 138 ”Agim Ramadani” Rrustem Berisha, i cili ka thënë se familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët janë shumë më të mëdhenj se sa partitë politike. Ai ka bërë thirrje që të ruhet uniteti dhe të mos krijohen përçarje.

Ndërkaq kryetari Kadriu, ka thënë se me marrjen e detyrës, me mbështetjen e komandantëve dhe bashkëpunëtorëve do t`i realizojë të gjitha projektet që lidhen me të kaluarën dhe të ardhmen e tyre.

”Do të ndërtojmë banesa për familjet e dëshmorëve, do të kenë përparësi në punësim dhe në ndarjen e bursave dhe ju premtojë që asnjë familje e dëshmorëve nuk do të mbetet pa një anëtarë të punësuar. Për t`i arritur këto synime, na duhet mbështetja juaj e fuqishme”, ka thënë kryetari Kadriu thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/