Kadriu e mbanë fjalën: Gjilani përveç modern, po bëhet edhe pa kolona dhe tollovi në qytet

Gjilan – Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), si çdo komune tjetër, në bashkëpunim me komunën, edhe Gjilanit po i jep një pamje ndryshe, një pamje tamam evropiane ka thënë Rexhep Kadriu.
“Sot, asfaltohet njëri krah i hyrjes në Gjilan, përkatësisht hyrja nga Ferizaji në qendër të Gjilanit. Duke parë dinamikën e punës, brenda pakë kohe do të përfundohet komplet hyrje-dalja në këtë segment, dmth nga rrethi tek pompa e benzinës deri tek stacioni i autobusëve. Shpresojmë shumë që bashkatdhetarët tanë këtë vit nuk do të përballen me tollovi në trafik sikur vitet e kaluara. Të vendosur tu krijojmë kushte të mira dhe komode për lëvizje në rrugë cilësore dhe me standarde evropiane për qytetarët e Kosovës” ka shkruar Kadriu./rajonipress/