FITORJA

Kadriu: E ardhmja e Gjilanit është në duart e të rinjve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit kandidat për kryetar të komunës nga radhët e kësaj partie Rexhep Kadriu, mbrëmjen e së hënës është takuar me një grup të të rinjve, grup ky i cili përkrahë kryetarin Kadriu.

“Kam dashur të jemi bashkë këtu, sepse e ardhmja e Gjilanit është në duart e juaja, e jo në duart e atyre që kanë udhëhequr qe një kohë të gjatë me Gjilanin. E gjithë perspektiva këtu është te fjala juaj më 3 nëntor”, ka thënë Kadriu.

“Po nisemi me kohën e Aleancës, kur unë kam ardhë në krye të saj para 6 muajve. Kam dashur t`i hy kësaj sfide për një arsye, ndryshimin. Ndryshimin e kam nisur nga Aleanca me njerëz të rinj, që kanë eksperiencë dhe përgatitje. Aty e kam parë që ka shumë të rinj me nivel të lartë të studimeve, por pa perspektivë. Ajo çfarë unë kam bërë, i kam hapur dyert e Aleancës dhe kam kërkuar ndihmë nga ta. Një mjek i mirë, një jurist i mirë…është në mesin tuaj, prandaj unë kam nevojë për ndihmën tuaj për të ecë përpara”, ka shtuar ai.

ARKATANA

Të rinjtë, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me kërkesat e shumta të fushave të ndryshme që ata i kanë adresuar në institucionet komunale, por që asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje për ndihmë në atë drejtim.

Ndërkaq, Kadriu ka premtuar se këta të rinj dhe të gjithë të rinjtë e Gjilanit, do ta kenë gjithmonë përkrahjen dhe mbështetjen e tij, sepse siç ka thënë ai, të rinjtë janë ardhmëria e vendit tonë.

Kadriu, në këtë takim me të rinjtë është shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i Degës Nazim Gagica./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.