Eko Higjiena

Kadriu: Do t`i realizojë kërkesat e të rinjëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Para të rinjve gjilanas ka folur edhe kryetari i AAK-së në Gjilan dhe njëherit nënkryetar i komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, si dhe kandidat për deputet, i cili ka thënë se ashtu si ka punuar deri më tani për qytetarët e Gjilanit dhe të rinjtë në veçanti do të vazhdojë të punojë me përkushtimin më të madh deri sa kërkesat e tyre të realizohen.

Aleanca e të Rinjve në Gjilan, ka organizuar mbrëmje me të rinjë, në ku morën pjesë një numër i madh i të rinjve nga Gjilani, të cilët dëshmuan përkrahjen e tyre për programin e Aleancës dhe iu bashkangjiten Drejtimit të Ri për Gjilanin, thanë zyrtarë të këtij organizmi rinor të AAK-së.

Në këtë mbrëmje, e cila u organizua nga kryetari i Aleancës së të Rinjve në Gjilan Labinot Hyseni dhe struktura e tij, morën pjesë edhe kryetari i ARK-së në nivel vendi Musa Preteni si dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Gjilani, në radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi, Nijazi Idrizi, Magbule Shkodra DHE Fehmi Fetahu.

FIDANISHTJA

Labinot Hyseni kryetar i ARK-së në Gjilan, i ka falënderuar edhe njëherë të rinjtë për përkrahjen e vazhdueshme që po japin për Aleancën, ndërsa i ka bërë atyre thirrje që ti bashkëngjiten programit qeverisës më të mirë në vend dhe ti përkrahin pesë kandidatët më të mirë që ka lista e AAK-së dhe që kemi fatin që i kemi nga Gjilani.

Para të rinjve ka folur edhe kryetari i AAK-së në Gjilan dhe njëherit nënkryetar i komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, kandidat për deputet, i cili ka thënë se ashtu si ka punuar deri më tani për qytetarët e Gjilanit dhe të rinjtë në veçanti do të vazhdojë të punojë me përkushtimin më të madh deri sa kërkesat e tyre të realizohen.

Masoviteti i të rinjve në këtë mbrëmje, ka dëshmuar përkrahjen e madhe që rinia në Gjilan po jep për Aleancën, ndërsa është edhe përkushtim i madh i strukturës së Aleancës së të Rinjve në Gjilan, të cilët janë gjithmonë krah i fuqishëm i strukturës së tyre, ka thënë ai thuhet në njoftimin e AAK-së dega në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.