Fundamenti

Kadriu: Do të zgjatet orari i furnizimit me ujë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Rexhep Kadriu tha se reduktimet do të rishikohen dhe do të zgjatet orari i furnizimit me ujë, pasi akoma kemi mungesë të akumulacionit në pendën e Përlepnicës.

Task Forca për menaxhimin e thatësisë ka mbajtur mbledhjen e radhës nën kryesimin e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu.

Në këtë takim është raportuar për punën dy mujore dhe rezultatet e kësaj Task Force janë testimi i dy puseve, që kanë dalë të suksesshme për sigurim të ujit të pijshëm për qytetarët e Gjilanit.

Nënkryetari Rexhep Kadriu ka thënë se po shqyrtohet mundësia që të bëhet një rezervuar te “Gllama” dhe të hapen edhe dy puse të reja, për të vazhduar pandërprerë me hulumtim të burimeve të reja.

Mobi Casa

Kadriu tha se reduktimet do të rishikohen dhe do të zgjatet orari i furnizimit me ujë, pasi akoma kemi mungesë të akumulacionit në pendën e Përlepnicës.

Drejtori teknik i kompanisë “Hidromorava”, Mumin Morina, tha se edhe pas rritjes së nivelit të ujit prej tetë metrave në Përlepnicë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjendja në pendë është minus gjashtë metra.

Nënkryetari Kadriu, po ashtu e ka informuar Task Forcën për menaxhimin e thatësisë se së bashku me kryetarin Haziri, kemi dorëzuar projektin në qeveri për mbushjen e pendës së Përlepnicës nga Krivareka, që është i kushtueshëm 2.8 milionë euro dhe do të ishte një zgjidhje afatgjate e sigurimit të ujit të pijshëm për qytetarët e Komunës së Gjilanit.
Edhe te burimet e ashtuquajtura “Te baja” dhe “Guri Hoxhës” dhe në fshatin Velekincë është rritur kapaciteti i ujit të pijshëm./rajonipress/