UBT

Kadriu do të përkrahë Handikosin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtues të Shoqatës Handikos, kanë pritur në një takim Sejdulla Kadriun, kryetarin e Lëvizjes “Vatra”, njëherësh këshilltar në asamblenë komunale të Gjilanit, e të cilin e kanë njoftuar me gjendjen aktuale të kësaj Shoqate, nevojat dhe sfidat e saj.

Remzi Kqiku, menaxher në Handikos ka bërë të ditur se Kadriut iu është dhënë edhe një kopje e projekt kërkesës për qëndrueshmërinë e Handikosit, e cila ditë më parë iu kishte adresuar edhe kryetarit të komunës Lutfi Haziri, kur përfaqësuesit e kësaj Shoqate e kishin vizituar atë.

Mobi Casa

Kqiku tha se mbesin me shpresë se kreu i komunës do ta shqyrtojë kërkesën e tyre ndërsa pret që edhe Kadriu të angazhohet si këshilltar komunal që është, por edhe si një lider i një subjekti politik, për të ndihmuar këtë Shoqatë.

Kryetari i Lëvizjes “Vatra”, Sejdulla Kadriu ka shprehur gatishmërinë që për përkrahje te iniciativave dhe projekteve të Handikosit, njëherësh sugjeroi qe kjo Shoqatë të ndjekë edhe grantet e donatorëve ndërkombëtar dhe te Bashkimit Evropian, për të aplikuar me projektet e saja./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.