Fundamenti

Kadriu: Deputet votojeni rezolutën për Luginën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kërkojmë dhe lusim si vëllezër të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës, të jenë konstruktivë në diskutime dhe të votojnë pro Rezolutës, me të cilën do të obligohej Qeveria e Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat, për të ndihmuar atë popullatë të lënë në mëshirën e askujt, por edhe për të mirën e atyre trojeve që kaq shumë kanë nevojë për përkrahje vëllazërore thuhet në reagimin e Vatrës.

Për avancimin e të drejtave politike të Kosovës Lindore, kemi lobuar tek të gjithë faktorët relevantë, por përkundër premtimeve të Qeverisë, pozitës dhe opozitës, ato mbetën si kërkesa të shkruara në sirtarë, ndërsa në pritje të popullatës së Kosovës Lindore, se një ditë do të gjejnë mbështetje nga shteti që kaq shumë kemi bërë dhe sakrifikuar me mundësitë që kishim thuhet në një reagim të shoqatës Vatra të nënshkruar nga Sejdullah Kadriu.

ARKATANA

Duke pasur parasysh situatën politike, ekonomike, kulturore, të sigurisë, atë të lëvizjes së lirë në Kosovën Lindore dhe atë se akoma nuk ka shenja të përmirësimit të gjendjes, Shoqata ,,Vatra’’ ka iniciuar një Rezolutë në Kuvendin e Kosovës, ku kemi kërkuar të aprovohen disa rekomandime, për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në trojet etnike në Kosovën Lindore.

Pasi që Kryesia e Kuvendit të Kosovës me kërkesë të Shoqatës ,,Vatra’’ ka vendosur të zhvillohet debat më datë 31.05.2013 dhe të aprovohet një rezolutë për këto kërkesa, kërkojmë dhe lusim si vëllezër të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës, të jenë konstruktivë në diskutime dhe të votojnë pro Rezolutës, me të cilën do të obligohej Qeveria e Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat, për të ndihmuar atë popullatë të lënë në mëshirën e askujt, por edhe për të mirën e atyre trojeve që kaq shumë kanë nevojë për përkrahje vëllazërore thuhet në reagimin e Vatrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.