Kadriu: Cërnica po bëhet model

Gjilan – Sot, bashkë me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, inspektuam punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Cërrnicë. Ky projekt është investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), ka një gjatësi afër 2 kilometra e gjysmë, kosto e të cilit është 272 mijë euro ka shkruar Rexhep Kadriu.
“Fazën emergjente të rrugëve e kemi tejkaluar, tani jemi në fazën e modernizimit të tyre. Faleminderit i posaçëm për kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Lekaj për mbështetjen e pa rezervë për projektet në Gjilan e Anamoravë. Poashtu, falënderojmë kryetarin Haziri për bashkëpunimin në realizimin e projekteve të financuara nga niveli qendror. Nuk është vetëm Cërrnica, jo thjeshtë vetëm fshatrat e Anamoravës, por gjithandej Kosovës që po shndërrohen në fshatra me infrastrukturë moderne dhe të krahasueshme me zonat rurale të vendeve tê rajonit. Është obligim yni ti ofrojmë kushte të mira për jetesë gjithë qytetarëve të Republikës, në fokus ato në vende rurale” ka shkruar Rexhep Kadriu./rajonipress/