Kadriu: Çerdhe, park modern, e shërbime mjekësore 24/7 për lagjen “Arbëria”

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu, këtë të diele takoi strukturën e nëndegës “Arbëria II”, në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e 22 tetorit.

UBT

Kadriu kërkoi nga kjo nëndegë mobilizim në mënyrë që të dalim me fitore bindëse në mbrëmjen e 22 tetorit. “Kam përshtypjen se as ju nuk i njihni problemet e kësaj lagjeje aq sa unë i njoh. Përgjatë katër viteve në mandatin e kaluar, vazhdimisht kam qenë krah jush, në çdo kërkesë, çdo problem që keni pas, andaj të dielën zgjedhore, bëni zgjidhje për vete, e mos u rreshtoni përkrah atyre që çdo palë zgjedhje ju kanë mashtrua”, tha Rexhep Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: