Fundamenti

Kadriu: Çdo konkurs për punë në Gjilan, një i punësuar do të jetë nga shoqatat e dalura nga lufta

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rexhep Kadriu, kandidat për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), vizitoi shoqatën e familjeve të dëshmorëve në Gjilan. Kadriu u prit nga Fatime Ahmeti, kryetare e shoqatës, dhe përfaqësues të tjerë të kësaj shoqate, të cilët e informuan Kadriun për problemet me të cilat ballafaqohen në vazhdimësi familjet e dëshmorëve.

Mobi Casa

I pari i AAK-së në Gjilan, njëherit edhe kandidat për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu tha se familjet e dëshmorëve janë kategoria më e ndershme dhe më e ndritshme e shoqërisë. “Është obligim institucional që familjet e dëshmorëve të jenë nën përkujdesje të vazhdueshme. Është e vërtetë se jeni kategoria më e ndritshme, por edhe e lënë anash nga qeverisjet e kaluara. Tani po hyjmë në një fazë të re në Gjilan, pas 22 tetorit kjo gjendje do të ndryshoi sepse kemi hy në këtë garë me program konkret. Zotohem para jush se në mandatin e ardhshëm katër vjeçar në Gjilan, në çdo konkurs, një i punësuar do të jetë nga familjet tuaja, me kushte të barabarta”, tha Rexhep Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: