UBT

Kadriu: Çdo femër që krijon biznes të saj, do t`i japim nga tre mijë euro për vitin e parë të veprimtarisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mbajti tubim me gra. Në këtë tubim madhështorë, gratë rikonfirmuan mbështetjen për Rexhep Kadriun për të parin e Gjilanit. Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK), dega në Gjilan, njëherit kandidate për asamblenë komunale nga radhët e AAK-së, tha se për shumë vite kemi provuar të zgjedhim njerëz me qeverisë drejt dhe suksesshëm Gjilanin, por asnjëherë nuk ia kemi dal ta bëjmë gjënë e duhur. 

“Zgjedhjet e 22 tetorit janë përcaktuese për Gjilanin, ndërsa ne si AAK kemi një listë e cila tridhjetë e tetë sa ka gjithsejtë, janë njerëz të dëshmuar dhe të gatshëm me i sjell ndryshimin Gjilanit, sepse ndryshimi ka nisë me Haradinajn kryeministër dhe ndryshim do të ndodh edhe me Rexhep Kadriun kryetar i Gjilanit”, tha Arta Haziri-Nuhiu.

Në këtë tubim u bë prezantimi i kandidateve femra nga radhët e AAK-së, të cilat para të pranishmeve bën thirrje për ndryshim, e ndryshimi vjen duke votuar Rexhep Kadriun për kryetar të Gjilanit. Ato u zotuan se do të jenë zëri i gruas në vendimmarrje, sepse femra është fuqishëm e përfaqësuar në listën e AAK-së.

Mobi Casa

Në këtë tubim e pranishme ishte edhe e para e AGK-së, njëherit zv/ministrja e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra, e cila uroj kryetarin Kadriu për hapësirën e dhënë femrës, dhe bëri thirrje të votohet lista e AAK-së, dhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu. Ndërsa, kandidati për të parin e Gjilanit, Rexhep Kadriu tha se nga ky tubim madhështorë, po e kuptoj rëndësinë e përfaqësimit të femrës në vendimmarrje. “Rruga ime në politikë do të ishte e varfër pa prezencën dhe mbështetjen tuaj. Kam kuptuar se femra është më punëtore dhe më e përgjegjshme sesa mashkulli. Femra është shtylla e familjes, ndërsa shteti buron nga familja. Zotohem para jush se përfaqësimi i femrës në vendimmarrje do të jetë i barabartë, dhe se për çdo femër e cila nisë një biznes të saj, do ti ketë në dispozicion tre mije Euro në vitin e parë të punës”, tha Rexhep Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: