United Hospital

Kadriu: Asnjëherë nuk kam pranuar ta shfrytëzojë paranë publike

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Asnjëherë nuk kam pranuar ta shfrytëzojë paranë publike, kjo dëshmon se nuk do ta shfrytëzojë asnjëherë as pushtetin dhe do të punojë vetëm për të mirën e qytetarëve ka thënë Rexhep Kadriu.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, gjatë ditës së sotme mbajti takim me banorë të Malishevës, ku diskutua për problemet me të cilat ballafaqohen këta banorë dhe u informuan me projektin qeverisës që ofron kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Kreu i AAK-së në Gjilan, nënkryetar i komunës së Gjilanit dhe kandidat për deputet Rexhep Kadriu, tha se përgjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes në Kosovës, qytetarët kanë marr shumë premtime dhe nuk është bërë asnjë hap drejt realizimit të tyre. “Na kanë thënë se brenda pakë muajve do të bëhet liberalizimi i vizave, kaluan shumë vjet dhe ne vazhdojmë tutje të presim para ambasadave për viza, na kanë thënë se do të krijohen vende të reja pune, ne sot përjetojmë rritje të papunësisë, na kanë thënë se do të luftohet korrupsioni, ai u rrit dhe shënoj edhe shtrirje”, tha Rexhep Kadriu.

“Asnjëherë nuk kam pranuar ta shfrytëzoj paranë publike që më takon në cilësinë e nënkryetarit të komunës, rrogën time përgjatë këtyre tre vite e gjysmë nuk e kam marre, atë ia kam ndare studentëve. Kemi dëshmuar se dijmë të qeverisim ndershëm, dhe tani duam që këtë model të qeverisjes së bashku me Ramush Haradinajn kryeministër, ta instalojmë edhe në institucione qendrore. Pra, qytetarët e Gjilanit duhet ti përkrahin kandidatët që vijnë nga Gjilani, sepse kësisoj kanë një adresë të sigurtë për kërkesat e tyre dhe përfaqësimi i Gjilanit në nivel qendror do të jetë serioz, profesional, në mënyrë që Anamorava të jetë fuqishëm prezentë në projektin e kryeministrit Haradinaj” , tha Kadriu.

Uji Dea

Ndërkaq, Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në qendër, dhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Gjilani,i cili qendroi ne takim me banore te lagjes Arbëria, pasi u informua nga disa prej banorëve të lagjes për gjendjen ekonomike, në theks të veçantë për mungesën e dokumentacionit të banorëve që vijnë kryesisht nga Malësia e Bujanocit, tha se iu është bërë e padrejtë banorëve që vijnë nga ato treva shqiptare e që në Gjilan ka shumë vite që jetojnë. “Qeveria e Kosovës në ikje ka dështuar të kryej shumë punë për Kosovën, në mesin e tyre edhe atë për dhënien e nënshtetësisë edhe shqiptarëve që vijnë nga Malësia e Bujanocit dhe përgjithësisht nga Kosova Lindore. Për më shumë, nuk është e drejtë që këta banorë të detyrohen të paguajnë taksa ndaj shtetit të Kosovës, e të njëjtën kohë të mos u njihet nënshtetësia”, tha Ahmet Isufi.

Temat si demarkacioni, asociacioni, ushtria, janë tema që diskutohen për kohë të gjatë dhe qysh në start kanë nisë keq të diskutohen. Janë nënshkruar marrëveshje për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, marrëveshje e cila i falë shumë tokë të Kosovës shtetit fqinj Malit të Zi.”Ne i kemi shfaqë më kohë qëndrimet tona si parti përkitazi me këto tema, ku kemi thënë se këto marrëveshje janë të dëmshme për Kosovën. Tani kemi një situatë krejt të re, kemi kandidat Ramush Haradinajn i cili edhe njihet si lider që ka guximin dhe vullnetin me ndërmarr vendime të mëdha e që gjithmonë do ta ketë në fokus interesin e qytetarëve dhe veprimet e ndërmarra të jenë gjithmonë ne harmi të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, përfundoi Isufi.

Sikurse edhe fshatrat dhe lagjet e ndryshme të qytetit, edhe Malisheva dhe banorët e lagjes Arbëria, do t`i mbështesin tre kandidatët nga Gjilani, pjesë e listës së AAK-së për deputet, gjithnjë duke i vlerësuar si figura të rëndësishme dhe premtuese për të mirën e përgjithshme dhe vlerësuan se pas zgjedhjeve të 11 qershorit, me kryeministër Ramush Haradinajn, Kosova në përgjithësi dhe Gjilani në veçanti, do të frymojnë lirshëm dhe të bindur në përmirësimin e jetës së qytetarëve thuhet në njoftimin e degës së AAK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.