ARKATANA

Kadriu: AAK synon të punësojë sa më shumë qytetar dhe të plotësojë nevojat e tyre

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rexhep Kadriu kandidat i AAK-së për kryetar të Gjilanit në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” ka folur për projektin e tij rreth punësimit të qytetareve, përkrahjes së bizneseve dh subvencionimit të tyre të fusha të caktuara. Do të investojmë në tregun e domosdoshëm sepse Gjilani nuk do të zhvillohet me ëndrra për ate AAK ka dinamikë të punës, zhvillimit dhe punësimit.

Rexhep Kadriu në debatin me qytetar tha se arsyeja pse AAK i kushton vëmendje punësimit është se e kemi parë defektin që i nevojitet qytetarëve të Gjilanit. “Gjilani ka ende punë rreth kanalizimit, infrastrukturës, por këto do të përmbyllen. Shqetësimi im është si të punësohen njerëzit sepse për këto vite kam parë kërkesa të shumta të punësimit, rastet e shumta sociale. Kemi ofruar një program zhvillimor dhe një program për rastet sociale. Kemi bërë një platformë ndryshe me krijimin e zonës industriale dhe ekonomike në fshatin Bresalc. Pse në Bresalc sepse aty lidhet me autostradën dhe komunikimi i bizneseve me infrastrukturë është shumë i rëndësishëm dhe më i lehtë” tha Kadriu.

Kadriu tha se parku industrial do të ketë mbi 20 hektar në vlerë të 20 milion eurove duke u ndihmuar edhe nga Qeveria e Kosovës. Kadriu tha se parku industrial i zgjidhë të gjitha problemet. Marrëveshja me “Verilux” është paraprake dhe pritet të investohet në zonën ekonomike. Dy produkte të poqave elektrik me mundësi punësimi prej 160 punëtorëve dhe hapja e fabrikës së paketimit ushqimore.

Sipas tij AAK synon sa më shumë njerëz të punësojë sepse ne po kërkojmë nga qytetari vazhdimisht e pak po u japim atyre. Qytetari donë pagë e punësim. Edhe punësimi i studenteve do të jetë prioritet 300 studentë për tre muaj.

ARKATANA

Kadriu tha se trashëgimia kulturore e Gjilanit është mjaft e pasur, por këto objekte kërkojnë trajtim dhe kërkojnë investime në mirëmbajtje duke organizuar kampe verore me student.

Sipas Kadriut subvencione do të ketë edhe për gratë dhe vajzat e reja duke i përkrahur ato dhe duke u dhënë hapësirë e mundësimi edhe në investime edhe në punësim. Do ta krijojmë programin zhvillimor për gratë të cilat janë të interesuara të nisin biznesin e vet. “Çdo femër do të merr nga 3000 euro fillestare për biznesin e saj, kuptohet duke pasur një transparencë”. Gjilani do të duket ndryshe në një të ardhme të afërt duke pasur një treg me shumicë që do të thithë 50 vende të reja të punës sepse programi i AAK-së kësaj radhe mbështetet vetëm në punësim sepse kemi lënë mbrapa historinë e jetën e atyre që u pasuruan në kurriz të tjerëve. Do të përkrahet secili që e hap një vend të punës. E kemi programin e qartë politik dhe ekonomik sepse i kemi në letër të gjitha projektet dhe marrëveshjet” tha Kadriu.

Në debat kanë folur edhe bërë pyetje dhe Demir Krasniqi, Shaban Terziu, Enver Sadiku, Tefik Selimi.
Kadriu duke u përgjigjur për interesimet tha se pjesa e trashëgimisë është e rëndësishme dhe duhet ndarë fonde dhe do të mbështesë çdo projekt në fushën e kulturës.
“Bujqësia do të jetë prioritet dhe do të përkrahen ata punëtorë që vërtet investojnë në dobi të familjeve të tyre ngritja e vishnjave dhe farat do të ndihmohen, por jo militantët e partive dhe nuk do të lejojmë që këto fonde të keqpërdoren. Do ta kem përkrahjen edhe të Qeverisë së Kosovës duke eliminuar akcizën e duhanit dhe lulediellit. Do të investojmë në tregun e domosdoshëm sepse Gjilani nuk do të zhvillohet me ëndrra për atë AAK ka dinamikë të punës, zhvillimit dhe punësimit. Për katër vite i kam pritën mbi 15 mijë qytetarë dhe do të mundohem që të marrim fonde për të investuar edhe në Stanqiq e grykën e Karadakut” tha Kadriu.

“Gjilani do të duket ndryshe në një të ardhme të afërt duke pasur një treg me shumicë që do të thithë 500 vende të reja të punës sepse programi i AAK-së kësaj radhe mbështetet vetëm në punësim sepse kemi lënë mbrapa historinë e jetën e atyre që u pasuruan në kurriz të tjerëve” tha Kadriu. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.