Uji Dea

Kadriu: AAK e përcakton fituesin e raundit të dytë për kryetar të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti serioze e cila sjell risi gjithmonë në qeverisje. Nuk ka dyshim, jemi forcë politike e cila sjell ndryshime, rrjedhimisht përcakton fituesin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Gjilanit shprehet Rexhep Kadriu.

“E kemi thënë se pa një ofertë serioze nga dy kandidatët në garë, dhe pa një platformë të koordinuar e cila i sjell ndryshimin që ne e kemi menduar për Gjilanin, nuk do të ofrojmë përkrahje për asnjërin. AAK nuk ngarendë pas pozitave udhëheqëse, ne jemi të prirë që në Gjilan të instalojmë një qeverisje ndryshe, qeverisje e cila prekë çdo familje, lagje, institucion qoftë shëndetësor, arsimor, kulturor” thotë Rexhep Kadriu për rajonipress.

Uji Dea

“Pra, Gjilani mund të ndryshoj vetëm me AAK-në në qeverisje, e kemi dëshmuar në mandatin e kaluar se kemi potencial me ba punë të mira për qytetarin” tha Kadriu./rajonipress/