Uji Dea

Kadrijaj: Votimi i fshehtë për kryetar të Kuvendit është antikushtetues, jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se partia e saj e ka konsideruar antikushtetues votimin e kryetarit të Kuvendit në mënyrë të fshehtë dhe për këtë arsye i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Sipas saj, AAK ka kërkuar që kjo lëndë të trajtohet me prioritet për shkak të situatës politike të krijuar pas zgjedhjeve.

“Ne kemi konsideruar antikushtetuese dhe për këtë jemi drejtuar te Gjykata Kushtetuese. Nga ajo kemi kërkuar që lëndën ta trajtojnë me prioritet dhe shohim se si do ta trajtojnë. Ne jemi në pritje,” ka thënë Kadrijaj për FrontOnline.

Ajo ka kritikuar kryesuesin e Kuvendit, Avni Deharin, duke i akuzuar se po vepron në përputhje me direktiva politike nga Vetëvendosje.

“Dehari gjithmonë po vepron me direktiva të VV-së. Se si do të rrjedhë situata tani, nuk e di,” u shpreh Kadrijaj.

Uji Dea

AAK, ndonëse ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese pezullimin e seancave parlamentare deri në një vendim përfundimtar, thotë se nuk do të bojkotojë seancat e Kuvendit.

“Do të marrim pjesë në seancë, por kërkuam nga Gjykata Kushtetuese që t’i pezullojë seancat. Por derisa nuk ka vendim nga Gjykata, ne do të marrim pjesë,” shtoi ajo.

Kadrijaj gjithashtu theksoi se zgjidhja e ngërçit politik dhe formimi i institucioneve mund të bëhet vetëm përmes një marrëveshjeje politike ndërmjet partive.

“Qeveria dhe kryetari zgjidhen me një marrëveshje politike,” përfundoi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.